Ylli i YouTube çon Mayweather në gjyq

Boksi

Ylli i YouTube çon Mayweather në gjyq

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:17
Ylli i YouTube çon Mayweather në gjyq

Gati një vit nga dueli “show” i boksit që zhvilluan në Majemi, Logan Paul, personazhi i njohur i YouTube, ka akuzuar sfidantin e tij në atë sfidë, boksierin e njohur Floyd Mayweather (dueli u mbyll në barazim). Logan ka folur për mediat, duke thënë se Mayëeather ende nuk e ka paguar për shumën 5 milionë dollarë, sipas kontratës.

Ajo sfidë shtiti më shumë se 1 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) dhe të ardhurat ishin të jashtëzakonshme. Duke folur për TMZ, Logan Paul tha: “Floyd ende nuk më ka paguar plotësisht për atë sfidë.

Ky është një fakt dhe ai nuk mund ta mohojë atë, pasi ka dokumente. Janë ende disa miliona dollarë pa më paguar”.

“Nëse ai nuk vepron shpejt, atëherë çështja do të përfundojë në gjyq. Pas ringut, bashkë do të takohemi në sallën e gjyqit. Floyd, nëse nuk paguan do të uroj, se do të kalosh jetën në burg”, tha Logan Paul. Ende nuk ka ardhur përgjigjja e Floyd Mayweather, që së fundi anulloi një tjetër duel “show” në boks, në Dubai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat