Fury do të duelojë me fituesin e Joshua - Usyk

Boksi

Fury do të duelojë me fituesin e Joshua - Usyk

Më: 17 maj 2022 Në ora: 12:19
Fury do të duelojë me fituesin e Joshua-Usyk

Presidenti i WBC (World Boxing Council), Mauricio Sulaiman, ka insistuar se institucioni i boksit që ai drejton nuk do të ushtrojë asnjë presion ndaj britanikut Tyson Fury në lidhje me të ardhmen e tij.

Fury, pas fitores dy javë më parë ndaj Dillian Whyte në “Wembley”, ku mbrojti për të dytën herë titullin kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, deklaroi tërheqjen e tij nga sporti.

“Kam vendosur t’i jap Tyson të gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar, për t’u relaksuar dhe për të vendosur”, tha Sulaiman për mediat amerikane. “Deri më tani ai i ka kryer detyrat e tij.

Mbrojti titullin dhe mposhti kampionin provizor që ishte mandatuar prej nesh. Nuk kemi pse nxitohemi dhe të ushtrojmë presion ndaj tij, për ta marrë sa më shpejt një vendim”, tha presidenti i WBC-së.

“Për momentin nuk kemi vendosur një afat limit. Do të respektoj privatësinë e Fury, faktin që ai dëshiron të qëndrojë me familjen e tij. Gjithsesi, në të ardhmen do të bisedojmë.

Do t’i japim kohë për të pushuar dhe më pas do të flasim nëse do të tërhiqet apo jo. Unë shpresoj që ai të zhvillojë edhe duelin e unifikimit të titujve, me fituesin që do të dalë nga sfida mes Joshua dhe Usyk”, tha Sulaiman.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat