Organizohet turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’

Boksi

Organizohet turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’

Më: 18 maj 2022 Në ora: 12:35
Organizohet turneu ndërkombëtar ‘Lah Nimani’

Federata e Boksit e Kosovës organizon turneun tradicional ndërkombëtar të boksit “Lah Nimani”.

Zyra e federatës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për turneun.

Turneun mbahet me 21-22 maj.

"Federata e boksit e Kosovës do të organizoj turneun tradicional ndërkombëtar i 14 me radhë "Lah Nimani" me 21-22 maj, në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesëmarrës boksierët nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Gjyqtarë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Safet Sylaj, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Marigona Beadini, Granit Qorri, Luan Krasniqi, Agron Nushi; delegatë Sylejman Voca e Nadir Shllaku”
, njofton Latif Demolli, zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat