Donjeta Sadiku nuk ia del me amerikanen, mbetet e bronztë në Kampionatin Botëror 

Boksi

Donjeta Sadiku nuk ia del me amerikanen, mbetet e bronztë në Kampionatin Botëror 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2022 Në ora: 18:44
Pamje nga meçi

Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku (-60 kg), pësoi humbje nga Shakiyla Rashida Ellis e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gjysmëfinalen që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Boksierja amerikane Shakiyla Rashida Ellis kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror. 

Donjeta Sadiku nuk ia del me amerikanen, megjithatë është e bronztë në Kampionatin Botëror 

Donjeta ka qenë në disavantazh (me 9:10) në rundin e parë dhe të dytë, ndërsa në rundin e tretë vetëm me nokaut mund të bënte diçka por nuk ia doli.

Donjeta ka arritur suksesin më të madh për boksin e Kosovës, që nga viti 1978 kur Mehmet Bogujevci kishte fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Faton Xhakli dhe trajnerja Mariola Sallauka, janë të lumtur me Donjetën për suksesin e madh, për medaljen e bronztë që ia solli shtetit të Kosovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat