McGregor: Rikthimi im në sport do të jetë në kafaz

Boksi

McGregor: Rikthimi im në sport do të jetë në kafaz

Më: 30 maj 2022 Në ora: 12:49
McGregor

Ditën e diel, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, Conor McGregor, ka enë në Montekarlo për të ndjekur garën e Çmimit të Madh të Monaco në Formula 1 zhvilluar në këtë qytet. I operuar në korrik të vitit të kaluar, pas dëmtimit në këmbë, ai ka dhënë një informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Jam në gjendje të mirë fizike”, tha irlandezi. “Jam me gjithë skuadrën time në Montekarlo për një pushim, por do të nis menjëherë stërvitjen, pak e nga pak. Mendoj se tani, pas 10 muajsh nga operacioni në këmbë, jam në gjendje të godas me shkelm”, u shpreh Conor McGregor.

“Ditët që vijnë do të kryej edhe një skanim tjetër dhe nëse përgjigjja do të jetë positive, atëherë mund të godas me 100%. Pasi të konfirmohet kjo gjë, do të rikthehem në kafaz në një kohë shumë të shkurtër”, u shpreh McGregor, që ka mbështetur Mick Schumacher në Montekarlo.

“Aktualisht po merrem me stërvitje boksi, që është dashuria ime e parë në sportet luftarake si dhe me palestër. Por jam i kënaqur që po rikthehem në kafaz. Rikthimi im në sport do të jetë në kafaz.

Historia do të shkruhet sërish nga unë. Madje historia sapo ka nisur, ndaj dhe po rikthehem”, tha Conor McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat