Niveli botëror me 10 qershor në Uster

Boksi

Niveli botëror me 10 qershor në Uster

Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:10
Niveli botëror me 10 qershor në Uster

Qyteti i vogël Zvicrën, Uster, me 10 qershor 2022 do te jete epiqendra e boksit ne shtetin helvetik por edhe ne Evrope, pasi do te zhvillohet edicioni i dyte i spektaklit te boksit "FRIDAY NIGHT BOXING" ku do te paraqiten ne ring edhe tre boksier shqiptar. Promoter i eventit është Florian Gelev, kurse ndërmjetësues (Matchmaker) sërish është menaxheri i njohur shqiptar, Avdyl Salihu.

Ky bashkim i forcave Gelev – Salihu ka bërë që ky eveniment qysh nga edicioni i parë të merr një simpati tek publiku pasi u zhvilluan shume duele te fuqishme dhe e njëjta pritet të përsëritet dhe tani, sigurisht ne palestrën përplot me fansa. Kësaj here në ring pas 3 viteve po kthehet legjenda e gjalle e boksit, Arnold Gjergjaj i cili do të përballet ndaj kroatit, Tomislav Sentiq, i cili njihet si një boksier mjaft i qëndrueshëm me rekord personal 5.2.0, mandej ndeshje mjaft interesante pritet edhe ne mes duelit Ramadan Hiseni vs Nizar Trimech.

Ky i fundit ka rekord prej 9.3.1 dhe për momentin renditet ne bote si i 106 si dhe Alfred Kqira i cili do te përballet me serbin e papërshtatshëm, Nikola Ivkoviq.

Ne ringun e Usterit do te paraqiten edhe debutanti Ali Gerwe i cili do ti kryqëzoj dorezat ndaj serbit Sebastijan Saciri dhe Devin Strubin do te debutoj ndaj Enid Spago nga Sllovenia. Bokserat shqiptar kane paralajmëruar te gjithë fitore edhe pse ndaj tyre do kenë kundërshtar mjaft te mire, por për te arritur deri tek qëllimi i tyre, atyre do tu duhet edhe mbështetja e fansave. Andaj nga tani mund ti rezervoni tiketat ne www.tipo.ch/boxing. Tiketat janë te limituara për shkak hapësirës ne palestër.

Ndryshe, para fillimit të ndeshjeve profesionale do të zhvillohen edhe disa ndeshje amatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat