White: Boksi një biznes i prishur

Boksi

White: Boksi një biznes i prishur

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 14:49
White: Boksi një biznes i prishur

Daana White, presidenti i UFC_së, njeriu që e bëri sportin e arteve marciale mikse (MMA) të njohur dhe shumë popullor në botë, ka deklaruar se për të, për një njeri me përvojë në organizimin e eventeve të mëdha, sporti i boksit është shumë i vështirë për t’u menaxhuar.

Ai e ka dhënë këtë deklaratë pas ideve të shumta që qarkullojnë kohët e fundit për duele mes sportistëve të boksit dhe MMA-së. “Sa herë që mendoj për të organizuar diçka bashkë me boksin pyes veten:

Shumë telashe, pse duhet t’ia bëjë këtë gjë vetes time?”, u shpreh Dana White.

“Nuk e kuptoj se përse duhet ta fus veten time në këtë makth.

Kjo është arsyeja se përse pas duelit mes McGregor dhe Mayweather nuk kam bërë më asgjë. Boksi është një biznes i prishur, një makth shumë i madh duke u përpjekur për të organizuar një duel”, tha Dana White, numri 1 i MMA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat