Blen një qen roje me vlerën 20 mijë stërlina për të mbrojtur familjen

Boksi

Blen një qen roje me vlerën 20 mijë stërlina për të mbrojtur familjen

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:41
Blen një qen roje me vlerën 20 mijë stërlina për të mbrojtur familjen

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka zbuluar në rrjetet sociale se ka blerë një qen roje me vlerën e 20 mijë stërlinave për të mbrojtur shtëpinë e tij nga hajdutët. Ai e ka quajtur qenin “Cash”.

Fury është baba i gjashtë fëmijëve dhe jeton në Morecambe, bashkë me bashkëshorten e tij Paris. Në “Instagram” ai ka postuar se ka blerë një qen të racës “rottweiler” për të mbrojtur familjen e tij dhe koleksionin e makinave të shtrenjta.

Fury ka deklaruar se pasuria e tij kalon vlerën e 120 milionë stërlina dhe së fundi ka blerë një “Rolls Royse” me vlerë 380 mijë stërlina. Në koleksionin e tij të makinave janë edhe dy Ferrari, me vlerë 1.3 milionë stërlina.

“Një qen roje i shkon për mbrojtje një boksieri si unë”, ka thënë Tyson Fury, që është kampion bote në peshën e rëndë, i pamposhtur në karrierën e tij. “Mirësevjen në ekipin tim”, thotë më tej Tyson Fury, duke rpezantuar qenin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat