Arnold Gjergjaj rikthehet me fitore, e nokauton Tomisllavin

Boksi

Arnold Gjergjaj rikthehet me fitore, e nokauton Tomisllavin

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:26
Arnold Gjergjaj rikthehet me fitore, e nokauton Tomisllavin

Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, u rikthye në ring pas tri vjetëve dhe regjistroi fitore.

Të premten mbrëma, boksieri nga Gjakova mposhti kroatin nga kategoria e peshave të rënda, Tomisllav Sentiq.

Meçi mes tyre ishte caktuar me gjashtë raunde, por nuk nevojiten të gjithë raundet.

Gjergjaj fitoi me “nok-aut” që në raundin e parë, meçi u zhvillua në Zvicër.

“Jam shumë mirënjohës që po rikthehem në ring pas 3 vjetësh. Pres me padurim kapitujt e ardhshëm. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjithmonë dhe të gjithë sponsorët e mi që më kanë shoqëruar në këtë rrugëtim”, tha 37-vjeçari pas fitores së arritur.

Kujtojmë se Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat