Rousey gati të rikthehet në kafaz

Boksi

Rousey gati të rikthehet në kafaz

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 14:16
Rousey gati të rikthehet në kafaz

E tërhequr nga sporti 6 vite më parë, ikona e arteve marciale mikes (MMA), Ronda Rousey mund të rikthehet në kafaz. Edhe pse duket e vështirë, të gjithë fansat e këtij sporti e dëshirojnë këtë gjë.

Dhe kush më shumë se Gina Carano mund ta bindë “Roudy” të rikthehet në kafaz, pasi ajo është idhulli i saj. Ka qenë vetë Rousey ajo që e ka pranuar këtë gjë në një intervistë. “I vetmi person për të cilin unë rikthehem në kafaz është Gina Carano, idhulli im”, tha Rousey.

“Për një duel ndaj Gina jam gati të bëj gjithcka. Ajo është arsyeja përse unë e nisa këtë sport dhe gjithnjë kam shpresuar se do të kisha një mundësi për të dueluar ndaj saj. Do t’i jem gjithjë mirënjohëse”, tha Rousey, 12 fitore e dy humbje në kafaz.

Rousey tashmë është 35 vjece, ndësa Carano (40 vjece) dhe ka një rekord prej 7 fitoresh e 1 humbje në UFC. Hera e fundit që ajo ka dueluar në kafaz ka qenë viti 2009. “Nëse ajo pranon jam gati të përballem me të që nesër, madje edhe në oborrin e shtëpisë. Kudo që ajo të dëshirojë”, tha Rousey, ikona e UFC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat