Kërkon të sfidojë një tjetër ish-kampion bote

Boksi

Kërkon të sfidojë një tjetër ish-kampion bote

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:18
Kërkon të sfidojë një tjetër ish-kampion bote

Luftëtari brazilian Charles Oliveira, ish-kampion bote në peshën e lehtë, titull që e humbi pasi nuk arriti peshën e lejuar në duelin e fundit, i ka bërë një kërkesë Dana White, presidentit të UFC-së.

Ai kërkon të sfidojë një tjetër ish-kampion bote të këtij Divizioni, irlandezin Conor McGregor.

Sipas Oliveira, kjo është sfida që ka më shumë kuptim dhe vlera në këtë Divizion, duke anashkaluar rusin Islam Makhachev, që renditet i katërti në këtë peshë dhe është kandidati kryesor për titull. Oliveira e ka të garantuar sfidën për titullin, ndërkohë që pret të mësojë emrin e rivalit.

“Kjo është sfida që ka kuptim për mua dhe që do të mbushte edhe xhepat e mi. Për mua kjo është sfida për të cilën mendoj gjatë gjithë kohës dhe këtë gjë ia kam kërkuar Dana White. Jemi dy ish-kampionë dhe për një titull që është vakant kjo përballje do të ishte interesante”, tha Oliveira.

“Edhe Islam është një sfidant i fortë, por ai s’ka zhvilluar asnjëherë duele të mëdha. Vërtet ka shumë fitore, por me kë është përballur? Asnjë emër i madh. Unë kam hequr qafe të gjithë pretendentët dhe mendoj se Conor është ai që ka më shumë rëndësi se çdo rival tjetër. Edhe fansat e duan këtë sfidë”, tha Oliveira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat