Kampionin e botës e presin si hero kombëtar

Boksi

Kampionin e botës e presin si hero kombëtar

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 12:11
Kampionin e botës e presin si hero kombëtar

Pak ditë më parë, në eventin UFC-275, çeku Jiri Prochazka u shpall kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse. Ai mundi me “submission” brazilianin Glover Teixeira, event që u zhvillua në Singapor.

Pas emocioneve që përjetoi në kafaz si kampion bote ai ka shijuar një tjetër kënaqësi pasi ka mbërritur në vendlindjen e tij, ku është pritur si hero.

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të festuar bashkë me të, ndërkohë që mbante në krah gjerdanin e kampionit të botës.

29-vjeçari çek ka një rekorpd prej 29 fitoresh, 3 humbje e 1 barazim në kafaz. Këngët që i këndoheshin luftëtarit nga fansat ishin të shumtë, ndërkohë që ai ngjitej në skenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat