Ja shuma që nevojitet për të rikthyer Fury në ring

Boksi

Ja shuma që nevojitet për të rikthyer Fury në ring

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 12:15
Ja shuma që nevojitet për të rikthyer Fury në ring

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh se do të kërkojë 500 milionë stërlina për të dueluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, në një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në këtë Divizion.

Ukrainasi mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO dhe së shpejti pritet të zhvillojë revanshin ndaj një tjetër britaniku, Anthony Joshua (20 gusht, në Jeddah). Mësohet se Fury është në negociata për një duel të madh në Arabinë Saudite këtë dhjetor, me fituesin që do të dalë nga ky revansh.

Edhe pse Fury ka deklaruar se është tërhequr nga sporti, para një oferte marramendëse ai është gati të rikthehet në ring, ku është i pamposhtur (32 fitore e 1 barazim).

“Ajo që duhet të bësh është të më paguash gjysmën e fatyrës dhe pastaj “mbreti Gipsy King” do të rikthehet dhe do t’ia zgjidh të gjitha problemet”, u shpreh Tyson Fury.

“Më tregoni se ku i keni paratë dhe unë 100% do të rikthehem në ring. Por me çmimin e duhur dhe ai është 500 milionë stërlina. Me mua në ring fitojnë të gjithë”, tha Tyson Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat