White: Ata mund të duelojnë edhe pse janë në gjyq mes tyre

Boksi

White: Ata mund të duelojnë edhe pse janë në gjyq mes tyre

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:47
White: Ata mund të duelojnë edhe pse janë në gjyq mes tyre

Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se për të nuk do të jetë asnjë problem që Jorge Masvidal dhe Colby Covington të duelojnë sërish në kafaz pavarësisht se ata janë në gjyq me njëri-tjetrin.

Rreth dy muaj më parë, ata ishin protagonistë të një sherri jashtë një lokali dhe çështja ka përfunduar në gjykatë. Është Covington ai që ka denoncuar rivalin e tij, të cilin e pat mposhtur më herët në kafaz.

“Unë mund t’ju garantoj se kjo çështje gjyqësore nuk do të bëhet pengesë. Garantoj gjithashtu se ata do të duelojnë sërish këtë vit. Nuk di të them ende një datë të saktë, por secili do të ketë sfidën e tij këtë vit”, tha Dana White.

“Secili ka kandidatët e tij për t’u përballur dhe do të shohim çdo mundësi. Unë do të mundohem të bëj më të mirën, çështjen private ata do ta zgjidhin në gjykatë”, tha Dana White. Gjithsesi, për asnjërin s’ka për të qenë e lehtë rikthimi.

Masvidal është në pritje të një vendimi të gjykatës, që mund ta dënojë edhe me burg, çka mund ta pengojë në fazën përgatitore. Po ashtu, Covington deklaroi para gjykatës se ka pësuar dëmtime në tru nga ai sherr dhe nuk do të rikthehet pa dalë vendimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat