Latif Demolli i vetmi gjyqtar i boksit nga Ballkani në Lojërat Mesdhetare, ka një shqetësim në Algjeri

Boksi

Latif Demolli i vetmi gjyqtar i boksit nga Ballkani në Lojërat Mesdhetare, ka një shqetësim në Algjeri

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2022 Në ora: 15:24
Latif Demolli i vetmi gjyqtar nga Ballkani në Lojërat Mesdhetare, ka një shqetësim në Algjeri

Gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, i vetmi gyjqtar i boksit nga Ballkani, që do të ndajë drejtësinë në ring në Lojërat Mesdhetare, që fillojnë nga 26 qershori e përfundojnë me 7 korrik.

Demolli tha se kushtet janë të mira, por ajo që e brengos më së shumti, gjysma e palestrave nuk janë të gatshme në Oran të Algjerisë.

Demolli është gati për të referuar, ku të dielën e 26 qershorit pritet të referojë meçin e parë. 

Image

Demolli flet për atmosferën në Oran, për kushtet dhe vështirësitë që po hasin edhe shtetet tjera për t’u vendosur në fshat po ashtu ka edhe një shqetësim me palestrat! 

“Qendra është e mirë, kushtet janë të mira, ushqimi i mirë, vendosja e mirë.

Problem janë palestrat. I vizitova disa palestra dhe gjysma ende nuk ishin gati, ndërsa edhe dy ditë nisin garat”, thotë Demolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Gjyqtari nga Kosova, thotë se kushtet dallojnë shumë me Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës. 

“Organizimi nuk është në nivel të garave në krahasim me Tarragona të Spanjës, ku ishin perfekt të organizuar. 

Këtu organizimi është shumë i dobët, shumë shtete, si Kroacia ka pritur tetë orë për t’u vendosur dhe shumë shtete po ankohen.

Shumë ankesa ka prej ekipeve, duke qëndruar nga tetë orë në recepcione dhe pritur për t’u vendosur. Ne si Kosovë patëm në fillim vështirësi, megjithatë ndër të parët u vendosëm shpejt e më së miri.  Sportistët e Kosovës kanë dy kate të ndërtesës, janë të stolisur mirë me Flamuj të Kosovës. Sportistët po ushtrojnë në sportet e tyre dhe mezi presin gara”, thotë Demolli.

Ai beson e shpreson se boksi do të sjell medalje nga Lojërat Mesdhetare, medalje që i mungon nga viti 1980.

“Me 26 qershor fillojnë garat, nga dita e parë do të referojë, është e mirë për mu sepse nga Ballkani jam i vetmi gjyqtar dhe nga Evropa jemi unë dhe një italiane.

Nuk kam emocione, sepse jam mësuar më kësi gara që nga Tarragona, ku jam i vlerësuar. 

Jemi më të drejtë dhe me të vlerësuarit dhe jemi të përzgjedhur nga AIBA dy më të mirët, unë dhe gjyqtarja italiane. Këtë radhë besoj se do t’i gëzohemi medaljes qoftë të artë, të argjendtë ose edhe të bronztë, medalje që na mungon nga vitet e 80-ta”, përfundon Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat