Aziz Salihu: Marre iu koftë...

Boksi

Aziz Salihu: Marre iu koftë...

Nga: Kemajl Goca Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:03
Aziz Salihu

Aziz Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, dy herë kampionë në Lojërat Mesdhetare, nuk mund të durojë dështimin e boksierëve të Kosovës, duke thënë marre i koftë boksit që nuk i kanë dërguar me kohë në përgatitje! 

Salihu është i revoltuar, sipas tij iu dhimbsen boksierët, që më së paku kanë faji!

“Unë kam marrë pjesë në tri Olimpiada, jam fitues i medaljes olimpike, dy herë kampionë në Lojërat Mesdhetare, në Evropë e 10 herë kampion i ish Jugosllavisë, nuk më pyet kush nga Federata e Boksit e Kosovës. Po shkojnë si turistë në Lojërat Mesdhetare. Marre!  Duhet me punu, gjynah me i marrë djemtë në qafë. 

Një Aziz Salihu, që ka marrë medalje, askujt nuk i intereson a është gjallë a me pyet se si fitohet medalja. 

A e dini se unë kam qenë edhe kapiten i ish Jugosllavisë në Lojërat Mesdhetare. Si shqiptar i Kosovës kam bartur flamurin e atij shtetit që nuk ekziston (ish Jugosllavia), me 22 milionë banorë dhe isha në krye të delegacionit, në Kosovë nuk më bëjnë hesap.

Po çuditem. Nuk është veç mi dërguar boksierët por duhet mi përgatitur mirë si për Lojërat Olimpike si për Lojërat Mesdhetare. Çfarë njerëz jemi, ju pengon Aziz Salihu!

Dy herë kampionë jam në Lojërat Mesdhetare, ndërsa mu as nuk më ftojnë as nuk m pyesin. Kjo është marre për boksin që ka traditë. Duhet me ushtruar dy-tre muaj, në një vend special të përgatiten, me kushte të mira.  Marrë iu koftë, i morët në qafë sportistë, boksierët. 

Merreni shembullin e Driton Kukajt, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, Akil Gjakovën, Loriana Kukajn, kampione janë bë me punë, me disiplinë. 

Shkojnë te kryeministri nuk më thërrasin, harrojnë se unë jam themelues i KOK-ut, marre bre. Më vjen keq nga sportistët dhe boksierët, që i çojnë me 10 ditë në përgatitje, kjo nuk ka logjikë. Do shkojnë mu shëtitë, nuk iu vjen marre mu kthye pa medalje”, - përfundon Salihu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat