Aziz Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët dhe ju dua me zemër 

Boksi

Aziz Salihu: Urime gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët dhe ju dua me zemër 

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 15:17
Aziz Salihu

Sportisti i shekullit, Aziz Salihu, uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, shprehet se është lexues i rregullisht i gazetës “Bota sot” dhe është pjesë e pandashme e saj.

“Urime gazeta “Bota sot”, jeni më të mirët dhe ju dua me zemër.  Jeni të mrekullueshëm.

Gjithmonë e shkruani atë që e shihni në realitet dhe nuk iu frikësoheni askujt, sportin e paraqitni për bukuri dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Jeni si oksigjen për mu. Gjithmonë në përkrahjen e legjendave, që lanë gjurmë në vitet e ndryshme.

Gazetë që ma kënaq shpirtin, nuk i harron emrat e mëdhenj, që knë bërë bum në ish Jugosllavi dhe në garat evropiane e botërore. ‘

Zizi’ ju do pamasë! Uroj gjithmonë të jeni kështu, me kritika e me lavde kur e meritojmë. Jeni zëri ynë. Ju lumtë”, uron Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat