Usyk: Fury frikësohet nga unë

Boksi

Usyk: Fury frikësohet nga unë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 11:33
Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se beson se britaniku Tyson Fury ka frikë nga përballja me të, andaj dhe vendosi të tërhiqej nga sporti.

“Fury ka thënë se nuk dëshiron të boksojë me mua, pasi nuk jam i nivelit të tij. E vërteta është se ai ka frikë të përballet me mua”, u shpreh Usyk, që ashtu si Fury, është i pamposhtur në ring.

“Ai kërkon 500 milionë dollarë që të përballet me mua. Kjo është qesharake. Kush do t’i japë atij 500 milionë? Edhe unë dua 500 milionë dollarë. Ai ka frikë ndaj”, tha boksieri ukrainas, që mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO.

Revanshi mes Usyk dhe Joshua do të zhvillohet më 20 gusht, në Xheda të Arabisë Saudite.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat