Chisora hakmerret ndaj Pulev pas një meçi të fortë

Boksi

Chisora hakmerret ndaj Pulev pas një meçi të fortë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 00:21
Chisora hakmerret ndaj Pulev

Dereck Chisora ka arritur fitore të madhe ndaj Kubrat Pulev.

Në meçin e zhvilluar në o2 Arena në Angli, Chisora triumfoi pas 12 raundeve, duke marrë hakmarrje ndaj Pulev pas gjashtë viteve.

Prej fillimit, Chisora kishte avantazhin, duke e administruar duelin në shumicën e kohës.

Në fund, pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve, fitues doli Chisora.

Meçi i parë i zhvilluar në vitin 2016 përfundoi me fitore të Pulev pas 12 raundeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat