Ish-kampionia e botës ndryshon peshë për t’u rikthyer në majë

Boksi

Ish-kampionia e botës ndryshon peshë për t’u rikthyer në majë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:34
Ish-kampionia e botës ndryshon peshë për t’u rikthyer në majë

Miesha Tate, ish-kampione e botës në peshën “bantamweight” (pesha deri 62kg) në artet marciale mikse, do të debutojë këtë fundjavë në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg).

Në eventin UFC Night Fight që zhvillohet në Nju Jork, ajo do të përballet me Lauren Murphy, në një sfidë që parashikohet interesante.

Për Tate kjo sfidë konsiderohet si fillimi i një karriere të re, pasi synon të arrijë në majën e këtij Divizioni, ku si kampionet ndodhet Valentina Shevchenko. “Kam plane të mëdha për këtë peshë dhe jam shumë e emocionuar për debutimin në këtë Divizion të ri. Besoj se fundi do të jetë pozitiv”, tha Tate.

“Gjithnjë kam dashur të garoj në këtë peshë të re (flyweight), ndërkohë që kur unë dueloja në kafaz ky Divizion nuk ekzisonte dhe më pas u tërhoqa. Mendoj se kam qenë e destinuar të garoja në këtë peshë”, u shpreh Miesha Tate, 35-vjeç. Ajo u tërhoq në vitin 2016 dhe u rikthye në kafaz një vit më pare (19 fitore e 8 humbje në karrierë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat