Diaz: UFC s’më ka ofruar asnjë sfidë

Boksi

Diaz: UFC s’më ka ofruar asnjë sfidë

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:11
Diaz: UFC s’më ka ofruar asnjë sfidë

Vijojnë polemikat mes presidentit të UFC-së, Dana White dhe një prej ikonave të sportit të arteve marciale mikse, Nate Diaz. Gjithçka ka lidhje me një duel që dueht të zhvillojë sportisti, sipas kontratës që ka me UFC-në.

Numri 1 i UFC-së, Dana White, tha se i ka ofruar tri duele sportistit, por ai i ka refuzuar të gjitha. “E kam thënë këtë një milion herë dhe do ta them përsëri. Ne nuk mund t’i mbajmë peng djemtë tanë. I kam ofruar tri luftime në vit. Nëse Nate nuk dëshiroj të luftojë tre herë në vit, pse duhet të të paguaj. Si mund ta mbaja peng?”, tha Dana White.

“Çfarë mendoni se janë planet e mia? Ne do t’i ofrojmw atij një duel dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë i ofroj sfidat, ai ose i pranon ose i refuzon. Natyrisht, unë nuk po e paguaj”, u shpreh presidenti i UFC-së.

Nuk ka munguar replika e Nate Diaz, që tha: “Në 9 muajt e fundit nuk më ka ofruar asnjë përballje, ndërkohë që kam kërkuar 5 rivalë legjitimë. Faleminderit për fjalët e mia, a mund të më lini të lirë tani?”.

Mësohet se UFC dhe Nate Diaz kanë afat deri në tetor për të gjetur një zgjidhje. Pritet që sportistit t’i ofrohet suedezi Khamzat Chimaev për një duel të fundit në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat