Pse Latif Demolli duhet të lëshojë rrugë?

Boksi

Pse Latif Demolli duhet të lëshojë rrugë?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2022 Në ora: 18:44
Latif Demolli

Latif Demolli, që nga viti 1984, është gjyqtar, një kohë federativ, pastaj i Republikës së Kosovës dhe për shumë vite gjyqtar ndërkombëtar, i vetmi nga boksi i Kosovës.

Gjyqtar që ka dhënë dhe po jep shumë, sot është dhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Është prej punëtorëve më të vyeshëm që nuk e ka shoqin dhe një motivues i madh pavarësisht moshave të sportistëve, tani i ka ardhur koha që ai të lëshojë rrugë dhe të mendojë pasardhësin e tij në referim.

Kosova duhet të ketë të paktën 2 deri 3 gjyqtarë të boksit për arenën ndërkombëtare dhe jo sikur deri me sot vetëm një, kjo është një vetëvrasje e llojit sportiv.

Nëse deri më sot nuk ka pasur gjyqtar të nivelit tipik Demolli, të paktën Latif Demolli me përvojën e tij, duhet të angazhohet qoftë edhe 24 orë, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës, Agim Tahiraj, që të zbulojnë dhe formojnë dy - tre gjyqtarë ndërkombëtarë të boksit.

Nëse këta dy brenda një kohë nuk veprojnë për të gjetur gjyqtarë të nivelit ndërkombëtarë, nuk do t’i falet ky gabim apo mos angazhim profesional. Pa faj nuk mund të jetë edhe Rrustem Konjuhi, i cili edhe ai ka qenë pjesë e shoqatës një kohë të gjatë.

E para, duhet të ndjekin shembullin e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, që kanë jo vetëm një çift gjyqtarësh, por 3 a 4 çifte, ndërsa boksi vetëm një.

Plot një dekadë, nga koha kur u pranua boksi në arenën ndërkombëtare (AIBA) për 10 vite nuk kanë arritur t’i formojnë edhe dy – tre gjyqtarë ndërkombëtarë, siç thotë populli për këto vite edhe prej baltës do të ndërtoni një gjyqtar tjetër ndërkombëtar. Kosova ka një mal talentesh të rinj, që vërtetë të lënë syrin kudo çelur.

Plot një dekadë, vetëm me një gjyqtar ndërkombëtar, kjo është për çdo kritikë, për të gjithë ata që ishin pjesë e federatës dhe e shoqatës, që nga pas lufta, vite me radhë, për faktin se nuk është krenari mos të kemi edhe tjerë gjyqtarë ndërkombëtarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat