Visar Ibrahimi: Rrustem Konjuhi, trego pse e ke shqyer librezën

Boksi

Visar Ibrahimi: Rrustem Konjuhi, trego pse e ke shqyer librezën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 korrik 2022 Në ora: 11:14
Visar IbrahimiI

Boksi i Kosovës po kalon një nga periudhat më të vështira të referimit, ku ka mungesë të madhe të gjyqtarëve me licencë ndërkombëtare.

Një shqetësim i madh për boksin në përgjithësi.

Visar Ibrahimi, gjyqtar i dëshmuar, ka shumë arsye që po brengoset por ka edhe një pyetje për Rrustem Konjuhin, ish gjyqtar, ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës dhe ish sekretar i kësaj shoqate.  

“Rrustem Konjuhi, po harroni për çfarë e keni shqyer librezën e boksit!

Ka qenë një turne i boksit i cili nuk po me kujtohet por e di shumë mirë që Rrustem Konjuhi e ka shqyer librezën sepse delegati i huaj nuk e ka deleguar të referon në finale.

Pastaj flitet për rregullore! Duhet të jemi të sinqertë të gjithë referët kanë nevojë për ligjërata dhe praktikë çdo herë, për shkak se je më i përgatitur. Keni bërë një moshë dhe duhet të shihet edhe fiziku, jo të rrëzohet referi në ring siç ka ndodh me Agim Shalën në turneun ‘Lah Nimani’ në  sallën 1 tetori. Po flasim për një realitet. Vetëm trego pse e ke shqyer librezën”, thotë Ibrahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat