Golovkin ishte grabitur në të dy takimet e mëparshme

Boksi

Golovkin ishte grabitur në të dy takimet e mëparshme

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 12:10
Golovkin

Kampioni i botës në peshën e mesme në kategoritë WBA, IBF, IBO, kazaku Gennady “GGG” Golovkin, po i afrohet përballjes së radhës me meksikanin Saul “Canelo” Alvarez. Një triologji e pritur prej vitesh, me Alvarez që ka fituar sfidën e dytë, ndërsa e para ka dalë na barazim.

Sfida për titujt kampionë bote në peshën super të mesme, që mbahen nga meksikani, do të zhvillohet më 17 shtator, në T-Mobile Arena në Las Vegas. Ndërkohë që, dy përballjet e tyre të mëparshme janë zhvilluar në peshën e mesme.

Golovkin, në një intervistë, beson se ai ishte grabitur në të dy takimet e mëparshme: “Ka kaluar shumë kohë. Ne jemi dy boksierë të ndryshëm tani. Është momenti për të ecur përpara. Të mos shikojmë prapa për dy ndeshjet e mëparshme, por të stërvitemi me këtë ide që është një sfidë e re”.

“Jam i sigurt se nuk do të jetë një duel i lehtë. Kundërshtari im është një kampion dhe është padyshim luftëtari më i mirë në atë peshë. Unë po kaloj në këtë peshë për herë të parë dhe po dueloj me më të mirin, por jam gati. Do të jem gati në aspektin fizik, do të ndihem më rehat në atë klasë peshe”, tha kazaku.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Gennady Golovkin ka arritur shumë fitore të mëdha në ring. Gjithsesi, ai pranon se një fitore ndaj Canelo në trilogjinë e tyre të ardhshme do të ishte fitorja më e madhe e karrierës së tij. “Do të ishte fitorja më e madhe në karrierën time. Do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhë“, tha Golovkin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat