Fury konfirmon tërheqjen e tij nga boksi!

Boksi

Fury konfirmon tërheqjen e tij nga boksi!

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 14:54
Fury

Fury konfirmon tërheqjen e tij nga boksi!

Tyson Fury ka konfirmuar tërheqjen e tij nga boksi në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke thënë “udhëtim të mbarë” në sport në ditëlindjen e tij të 34-të.

Fury njoftoi se do të tërhiqej nga sporti pas fitores së tij ndaj Dillian Whyte për të ruajtur titullin e tij WBC në stadiumin Wembley të Londrës në prill.

Por në qershor, ‘The Gypsy King’ njoftoi se do të rikthehej në ring “100 për qind”, ndonëse theksoi se do të duheshin “xhepa të mëdhenj” për një ndeshje të mundshme unifikuese kundër Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat