Myke Tyson: I shpenzova 500 milionë dollarë në festa të çmendura

Boksi

Myke Tyson: I shpenzova 500 milionë dollarë në festa të çmendura

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:59
Myke Tyson

Mike Tyson fitoi miliona gjatë karrierës së tij në boks.

Nga këto para nuk ka mbetur asgjë, pjesën më të madhe e ka shpenzuar për femra. Kjo është arsyeja pse fëmijët e tij shikojnë një të ardhme pa trashëgimi.

Në vitet 1980, Mike Tyson dërgoi kundërshtarët njëri pas tjetrit në KO, duke u bërë kampioni më i ri i botës në peshat e rënda të të gjitha kohërave, në vitin 1986 në moshën 20 vjeçare.

Nuk është çudi që amerikani ka grumbulluar qindra miliona dollarë gjatë karrierën e boksit. Dhe në fakt mund të besoni se ai ishte tashmë i sigurt financiarisht në atë kohë. Por nuk është kështu.

Siç tregon ai tani në podcast “The Pivot”, nuk ka mbetur asgjë nga kjo pasuri.

Çfarë bëri ai me pasurinë? Festa të çmendura, shpenzime pa hesap. Dhe shpenzoi një pjesë të madhe për gratë. Konkretisht, gati 500 milionë dollarë!

“Kam shpenzuar milionat e mia të fundit në rehabilitimin tim, sepse nuk kishte mbetur asgjë nga 500 milionë dollarët që fitova si boksier. E gjitha kishte të bënte me femrat. U deshën 15 deri në 16 vjet, dukej si shumë para, por të gjitha u zhdukën.”

Fëmijët nuk marrin asgjë

Kjo do të thotë gjithashtu se tetë fëmijët e tij nuk do të marrin asgjë.

Por Tyson nuk kishte ndërmend të mbushte llogarinë e tyre bankare një ditë gjithsesi.

Ai thotë: “Ajo që u lë atyre është mësimi për të punuar shumë dhe për t’u lutur shumë. Paratë nuk do t’i ndihmonin, do t’i dëmtonin sepse nuk do t’i mësonin të ngriheshin për veten e tyre, të kapërcenin fatkeqësitë dhe të punonin shumë".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat