Joshua e Usyk shtojnë në peshë, gati për revanshin

Boksi

Joshua e Usyk shtojnë në peshë, gati për revanshin

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:29
Joshua e Usyk shtojnë në peshë, gati për revanshin

Boksierët Anthony Joshua e Oleksandr Usyk kanë kryer sot pasdite peshimet zyrtare, 24 orë para revanshit që do të zhvillojnë në Jeddah të arabisë Saudite. Ashtu sikurse pritej, boksierët kanë shtuar disi në peshë.

Joshua, ashtu si në sfidën e parë, është më i rëndë se Usyk, duke peshuar 110kg, gati 10kg më shumë se ukrainasi.

Gjithsesi, të dy boksierët kishin marrë masat për t’u rritur në peshë, në një sfidë që parashikohet spektakolare.

Në duelin e zhvilluar një vit më parë, ukrainasi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke marrë titujt kampioonë bote në peshën e rëndë. Ndërsa tani, është Joshua ai që kërkon të rimarrë titujt dhe bëhet kampion bote për të tretën herë.

Peshimet shkuan pa shumë zhurmë dhe boksierët respektuan njëri-tjetrin edhe kur dolën për herë të fundit para kësaj sfide “ballë për ballë”. Pasi qëndruan për gati dy minuta duke u parë në sy, ata shtrënguan duart mes tyre.

Shtimi në peshë tregon se të dy boksierët synojnë në grushte më të rënda, për të hedhur KO rivalin që në raundet e para. Për Usyk kjo ishte pasha më e rëndë në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat