Fury: Do t’i asgjesoja të dy brenda së njëjtës natë

Boksi

Fury: Do t’i asgjesoja të dy brenda së njëjtës natë

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:40
Fury

Oleksandr Usyk mbrojti me sukses titujt në peshat e rënda teksa mposhti me vendim të jurisë pas 12 raundeve, Anthony Joshua.

Ukrainasi ishte në avantazh gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk hasi në shumë vështirësi nga ana e britanikut, për të cilin pritshmëritë ishin të larta duke qenë se kishte paralajmëruar hakmarrjen.

Sakaq, Usyk konfirmoi titujt ndërsa pas sfidës kërkoi një ndeshje me Tyson Fury i cili vendosi të tërhiqej pas fitores me Dillian Whyte.

Dhe, britaniku duket se është i gatshëm të rikthehet në ring teksa menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Joshua dhe Usyk reagoi duke theksuar se ishte një nga sfidat më të dobta për titullin kampion në peshat e rënda ndërsa shtoi se ai do t’i asgjesonte të dy boksierët brenda së njëjtës natë.

“Ishte një nga ndeshjet më të dobta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjesoja të dy brenda së njëjtës natë, bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, ishte reagimi i Furyt që mesa duket shumë shpejt do t’i rikthehet ringut për një “vallëzim” të fundit kundër Usyk për të ndarë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat