Edi Rama nuk e ka idenë e titullit të fituar, e shpall Florian Marku si kampion...

Boksi

Edi Rama nuk e ka idenë e titullit të fituar, e shpall Florian Marku si kampion...

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:26
Ilustrim

Edi Rama e ka kthyer në një modë të re pritjen e sportistëve shqiptarë që kanë vëmendjen aktuale te publiku.

Pas Luiza Gegës që u shpall kampione Europe, ishte radha e Florian Markut që të fitonte titullin WBC ndaj Miguel Parra, të 260 në botë.

Sipas kryeministrit shqiptar, Marku ngriti flamurin shqiptar në majën e botës. Megjithatë vlera e këtij titulli nuk është kaq e lartë, pasi në WBC bëhet fjalë për boksierët të cilët janë të parenditur në listën botërore.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, thekson Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat