Khabib ndalon sponsorizimin e lojërave të fatit në eventet e Eagle FC

Boksi

Khabib ndalon sponsorizimin e lojërave të fatit në eventet e Eagle FC

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 11:57
Khabib ndalon sponsorizimin e lojërave të fatit në eventet e Eagle FC

Khabib Nurmagomedov, ish-kampion i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka deklaruar se nuk do të lejojë kompanitë e basteve dhe ato të lojërave të fatit, të financojnë kompaninë e tij Eagle FC. Rusi ka vendosur që në eventet e kopmpanisë së tij të mos figurojnë këto kompani bastesh, pasi ai i konsideron ato të rrezikshme.

Dikur, kur Khabib ngjitej në kafaz, anash “tetëkëndëshit” ishin të vendosur emrat e kompanive që financonin eventet e mes tyre kishte shumë kompani bastes. “Lojërat e fatit dhe bastet janë të rrezikshme në sport”, tha kampioni i pamposhtur rus (29 fitore e asnjë humbje në artet marciale mikse).

“Ne kemi shumë sponsor të mirë me të cilët punojmë dhe organizojmë evente. Nuk kemi nevojë për bastexhinj e lojëra fati. Mendoj se bixhozi është më i rrezikshëm se alkooli, ndaj është gabim t’i reklamosh ato, pasi shkatërrojnë familje të tëra. Të rinjtë bëhen të varur nga lojërat e fatit”, tha Khabib Nurmagomedov, 34 vjeç.

“Është njëlloj si varësia nga droga”, vazhdoi Nurmagomedov. “Do të ishte e njëjta gjë nëse do të reklamoja drogën këtu në evente e Eagle FC. Bixhozi dhe droga janë në të njëjtin nivel për mua. Ne i kushtojmë vëmendje llojit të produktit që i japim audiencës sonë. E vetmja gjë që promovojmë është sporti. Është shumë e rëndësishme për mua”, tha Khabib.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat