Supermeçi Chimaev - Diaz në UFC, ky kanal e transmeton sfidën

Boksi

Supermeçi Chimaev - Diaz në UFC, ky kanal e transmeton sfidën

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:03
Supermeçi Chimaev - Diaz

Khamzat Chimaev dhe Nate Diaz do të ndeshen mëngjesin e së dielës, në një duel të shumëpritur në UFC.

Meçi pritet të fillojë në orën 04:00 dhe do të jetë lufta kryesore e natës, e cila do të transmetohet në Supersport 2.

Të dy garuesit bëjnë pjesë në kategorinë e peshave të ulëta.

Chimaev ka garuar 11 herë, duke i regjistruar të gjitha fitore, gjashtë prej të cilave me “Knock Out”.

Në anën tjetër, Diaz është ndeshur 33 herë, 20 herë ka dalë fitues dhe 13 herë është mposhtur.

Diaz tashmë është një veteran në MMA, teksa Chimaev është në formën më të mirë të karrierës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat