Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë

Boksi

Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 13:34
Luftëtari i UFC-së dorëzohet para sëmundjes së rëndë

Bota e MMA-s dhe më konkretisht UFC-ja po mban zi për vdekjen në moshën 34-vjeçare të luftëtarit kanadez, Elias Theodorou. Sportisti me origjinë greke e pati të pamundur të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë në aparatin tretës. A po luftonte prej vitesh për të qëndruar mes të gjallëve, por në fund u dorëzua, pasi tumori iu shpërnda në të gjithë trupin.

Lajmin e hidhur e ka dhënë familja e të ashtuquajturit “Spartani” në rrjetet sociale.

“Elias “Spartani” Theodorou dëgjoi për herë të fundit zilen të binte më 11 shtator 2022. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpi me familjen dhe njerëzit e tij të dashur pranë pas një beteje të ashpër me kancerin e zorrës së trashë që lëshoi metastaza.

Ai është përballur si luftëtar i vërtetë me kancerin dhe e ka jetuar jetën e tij me shumë optimizëm. Është e pamundur të ndalesh te të gjitha arritjet e tij në një postim të vetëm.”

Familja e luftëtarit u ka kërkuar të gjithë atyre që duan të shprehin ngushëllimet e tyre që në vend të luleve të dhurojnë diçka te fondacionet e krijuara nga Elias Theodorou në mënyrë që të ruhet trashëgimia e tij.

Theodorou Foundation dhe Higher Access u themeluan për të ndihmuar njerëzit, që nuk kishin mundësitë financiare të Elias, që të thyejnë barrierat për të hyrë në kujdesin spitalor dhe përdorur kanabisin terapeutik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat