Parregullsi në boksin e Kosovës! Flet Konjuhi 

Boksi

Parregullsi në boksin e Kosovës! Flet Konjuhi 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2022 Në ora: 19:54
Konjuhi

Si në disa sportet tjera, edhe në boks ka parregullsi dhe të cilat i tregon Rrustem Konjuhi, ish gjyqtar i mirënjohur dhe ish kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.

Sipas Konjuhit, klubet funksionojnë në mënyrë të çuditshme dhe një person kryen shumë funksione, ka prej tyre që janë edhe gjyqtar edhe trajner në klube, ky është një rast i paprecedent dhe konflikt interesi.

Federata e Boksit e Kosovës, urgjentisht duhet t’i luftojë këto dukuri negative.    

Kryesitë ekzistojnë vetëm në letër, duke iu referuar deklaratës së Konjuhit. Ky është skandal. 

“Nuk ka trajner në klube të boksit që nuk i kryen të gjitha funksionet sepse kryesitë të cilat i kanë të zgjedhura ata disa janë vetëm të emëruar. 

Trajneri është i detyruar pasi punon me nxënës edhe t’i kryej detyrat e të mbijetoj si klub vetëm e vetëm që ka dëshirë por edhe pasion për boksin.

Nëse në një turne apo garë që dëshiron të marrë pjesë një klub, aty të gjitha funksionet i kryen trajneri.

Siç dihet në një garë, klubi duhet udhëheq personi i autorizuar si udhëheqës grupi, për paraqitjen e boksierëve duhet të jetë i ngarkuar delegati i klubit që në bashkëpunim me delegatin zyrtar t’ia paraqet emrat e boksierëve me kategorinë që i përkasin.

Te ne të gjitha i kryen një njeri, a nuk është ky funksion i shumë detyrave? Ka refer që është edhe anëtar i klubit apo edhe trajner, delegati gjithashtu është edhe anëtar i bordit në klub.

Ne rregulloren e boksit decidivisht shkruan se çdo detyrë zyrtare që kryen një person i është e ndaluar të jetë edhe anëtar i një klubit, por te ne po mos t’i kryesh një e me shumë detyra boksi as qe do të ekzistonte sepse disa njerëzve iu intereson vetëm titulli, ndërsa kemi dëshirë që të lavdërohemi se unë i kryej shumë funksione se pa mu nuk mund të shkohet para”, thotë Konjuhi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat