Diaz zbulon aventurën e re, gati të duelojë në WWE

Boksi

Diaz zbulon aventurën e re, gati të duelojë në WWE

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:58
Diaz zbulon aventurën e re, gati të duelojë në WWE

Pasi zhvilloi sfidën e fundit në kafaz, në eventin UFC-279, veterani i arteve marciale mikse Nate Diaz ka vendosur të nisë një aventurë të re. Dhe, me shumë gjasa, ai do të kalojë në WWE (World Wrestling Entertainment).

Fotoja e postuar së fundi në rrjetet sociale me disa nga drejtuesit e këtij sporti lë të mendosh se “gangsteri” amerikan është gati për këtë nismë të re. Një sport që do ta ndihmonte edhe financiarisht Nate Diaz, shpesh i pakënaqur nga pagesat e UFC-së.

Nate Diaz ka takuar drejtuesit e WWE, Paul Levesque dhe Stephanie McMahon, që duket se e mirëpresin luftëtarin, një personazh i njohur dhe i dashur nga amerikanët. Duket se palët do të nisin një bashkëpunim, që pritet të jetë fitimprurës për të gjithë.

Në planet e Diaz është edhe një sfidë boksi me Jake Paul, një nga personazhet e njohura të YouTube.

Dy sportistët shpesh e kanë kërkuar një përballje të tillë në rrjetet sociale, por që mund të organizohet vitin tjetër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat