Hysa kërkon të bëj krenar shqiptarët në Gjermani

Boksi

Hysa kërkon të bëj krenar shqiptarët në Gjermani

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:26
Hysa

Nelson Hysa po vazhdon me ndeshjet në boksin profesionist, teksa pak kohë më parë arriti që të fitonte në Durrës kundër Pasaliq.

Këtë herë boksieri shkodran do të përballet në Gjermani, më saktësisht Leverkusen.

Kundërshtari i Hysës do të jetë gjermani Muhamed Ali Durmaz.

Një përballje e fortë pritet të jetë kjo dhe fituesi mund të bëhet kandidati i parë për të boksuar për titullin WBF.

Sportisti shqiptar është i bindur se do t’ia dalë me sukses dhe të bëj krenar sërish shqiptarët, këtë herë në arenën europiane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat