Fitore e Suela Canollit 

Boksi

Fitore e Suela Canollit 

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:51
Fitore e Suela Canollit 

Boksierja Suela Canolli ka dëshmuar formë të mirë, duke shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Kampionatit Evropian për juniore.

Suela është kualifikuar në çerekfinale. 

“Fitore e Suela Canollit në të tetën e finales së Kampionatit Evropian për juniore, që po mbahet në Montesilvano të Italisë.

Sot me 28 shtator në ring u paraqiten dy boksieret tona 50 kg Erinda Veliu e cila pësoi humbje nga grekja Giannakopoulou Lamprini dhe 57 kg Suela Canolli e cila shkëlqeu kundër boksieres kroate Vencl Gabriela, ku e detyroi referi në ring dy herë ti numërojë (nokdaun).

Kroatja mezi e përfundoi ketë duel dhe në fund unanimisht 5:0 fitues shpallet Suela Canolli. Në çerekfinale me 30 shtator në luftë për medalje Suela bokson kundër italianes Battistella Sara. Selektori Faton Xhakli  u nda i kënaqur me boksin që tregoi sot Suela dhe beson se edhe boksieren italiane do ta fitoj dhe ta siguroi medaljen dhe kualifikimin në gjysmëfinale”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat