​Ruiz i shpallë luftë Furyt

Boksi

​Ruiz i shpallë luftë Furyt

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 10:26
​Ruiz i shpallë luftë Furyt

Andy Ruiz Jr është shprehur i gatshëm për t’u përballur me Tyson Furyn për titullin botëror në peshat e rënda ËBC në dhjetor.

Fury është aktualisht në bisedime për të provuar dhe finalizuar një përballje me rivalin e tij britanik Anthony Joshua më 3 dhjetor, por negociatat po rezultojnë të vështira.

Si rezultat, babai i Tyson, John Fury, ka thënë tani fjalën e tij për këtë situatë.

"Nuk do të ndodhë këtë vit nuk mendoj," tha John Fury për “Daily Mail” për luftën e Joshuas me Furyn.

“Unë mund ta kuptoj pse ata po i vështirësojnë bisedimet për kontratën. Ai është djali i tyre i artë. Një humbje nga Tyson Fury, financiarisht do të ishte vetëvrasje financiare për ta, apo jo? Kjo është arsyeja pse ata nuk e duan atë.”, shtoi ai.

Çfarëdo që të ndodhë, John Fury ka insistuar që djali i tij do të luftojë më 3 dhjetor.

Pasi dëgjoi këto komente, Ruiz Jr reagoi në rrjetet sociale duke thënë se është i gatshëm për ballafaqim me Furyn.

"Le të shkojmë," tha ai, "Kjo do të ishte një luftë e mrekullueshme për boksin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat