Liridon Fazliu përballet me serbin

Boksi

Liridon Fazliu përballet me serbin

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:22
Liridon Fazliu përballet me serbin

Liridon Fazliu të shtunën në Belgjikë do të zhvillojë ndeshjen e tij të tetë në boksin profesionist kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë një serb nga Bosnja dhe Hercegovina, Stefan Markoviq i cili ka përvojë ndërkombëtare. 

Për këtë përballje boksieri nga Kosova beson shumë se do ta përfundoj me fitore, ndërkohe që ka ftuar fansat e tij që ta mbështesin maksimalisht në synimet e tija, kurse ajo do jetë titulli Belg që pritet të ndeshet në fund të këtij viti. 

Ku po i zhvillon përgatitje?

Përgatitjet kryesisht i kam zhvilluar në qytetin tim Oostende dhe ato kanë qenë të kombinuara me përgatitje fitnesi, psikike dhe shumë sparingje. 

Kam pasur 2-3 sparing partner por trajneri kohe pas kohë me ka siguruar edhe sparingje tjera, nga klubet përreth. 
E gjithë kjo që unë te nderoj pak ritmin e teknikave 

Kush është kundërshtari? 

Kundërshtari im kësaj radhe është serb nga Bosnja.

Ai ka 4 vite që paraqitet ne boksin profesionist dhe shumicën e ndeshjeve i ka jashtë vendit tij

A mendon se do ta kesh vështirë?

Mendoj se do jetë një sfide interesante për mua. Kundërshtari im ka mbi 20 ndeshje edhe pse ka humbur shumicën e ndeshjeve është një boksier me shume eksperiencë.

Sa ke mbështetje për ketë ndeshje?

Si gjithmonë shitjet janë shume te suksesshme dhe pritet ti kem mbi 1000 tifozë qe do me mbështetin.

Planet e juaja?

Për momentin jam kampioni Flandrës qe është regjion i Belgjikës ku flitet holandisht. Nëse e përfundoj ketë ndeshje me suksese federata me ka premtuar ndeshje për titullin e Belgjikës me 1/11/2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat