Joshua do të humbas dy sfidat e mëdha?

Boksi

Joshua do të humbas dy sfidat e mëdha?

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 22:17
Joshua

Promotori i njohur i boksit Edi Hern, ka deklaruar se ish-kampioni i botës Antony Joshua rrezikon të mos realizojë ëndrrat e tij, për t’u përballur me disa nga ikonat e këtij sporti. Xhoshua ka vendosur në listën e tij të rivalëve emrat e Tyson Fuyi, Deontej Wilder e Dillian Uajt, por nga kjo listë mund të reaqlizohet vetëm sfida me këtë të fundit.

Hern u shpreh se opsioni më i mundshëm për të ardhmen e XHoshua është sfida me Uajtin, pavarësisht se duelet me Fjurin dhe Uajllderin do të jenë më të mëdha, si në aspektin e famës ashtu dhe në atë financiar.

“Janë tri sfidat që Joshua dëshiron, por me shumë gjasa do të realizohet vetëm ajo me Dillianin.

Ëndrra e Joshuas është që brenda një viti të përballet me të tri këta boksierë. Sfida me Uajlderin do të ishte gjithashtu e madhe, pasi janë dy titanë të sportit të boksit”, u shpreh më tej Hearn.

Pak muaj më parë u duk se marrëveshja për një duel me Fjurin ishte e mbyllur, por ajo dështoi. Rikthimi i Xhoshua-s në ring, që ka humbur dy sfidat e fundit me Usyk, do të ndodhë vitin tjetër.

“Tri sfidat që Xhoshua dëshiron kanë tri mënyra të ndryshme menaxhimi. Pas Uajtit mund të jetë radha e Uajllderit, për t’u përballur në gjysmën e dytë të 2023-shit. Të shohim”, tha Hern..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat