Joshua do ta ndërrojë përsëri trajnerin

Boksi

Joshua do ta ndërrojë përsëri trajnerin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:33
Anthony Joshua

Anthony Joshua nuk po rehatohet dot me trajnerët, qysh kur u takua me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua pritet të ndërrojë përsëri trajnerin, pasi pësoi humbje në duelin e dytë ndaj Usyk.

Joshua ndante rrugët me Robert McCracken vitin e kaluar, pasi mori shumë kritika pas humbjes ndaj Usyk. AJ nisi punët me Robert Garcia, por u mposht përsëri nga Usyk. Tani, ai ka thënë se po shikon për trajner të ri përsëri.

“Pra, sa i përket Robert Garcia, faleminderit që pyetët. Unë e respektoj shumë atë. Ai është një njeri vërtet i mirë, trajner vërtet i mirë. A do të punoj përsëri me të? Po, do ta bëja, por ajo që i kam thënë Robertit dhe ekipit gjithashtu është se dua të jem një shpirt i lirë. E dini, unë e mbylla veten për 11 vjet me një trajner dhe tani ndihem thjesht sikur dua të mësoj sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Anthony Joshua për ‘Sporting News’.

“Sinqerisht, nëse më njihni nga afër, gjë që shumë nga shikuesit ndoshta nuk e njohin, ajo që është nuk është trajneri, ka të bëjë me boksierin, atë që ai ka këtu lart [në kokën e tij]. Kështu që unë ndjej se jam në një pozicion ku unë jam në gjendje të punoj me këdo. Kështu që, kush e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi ish-kampioni i peshave të rënda.

Anthony Joshua është në kërkim të një kundërshtari për të bërë rikthimin e tij në ring. Emra si Deontay Wilder, Dillian Whyte e Andy Ruiz Jr po përmenden si opsione. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat