Një boksier me emër vjen për të sfiduar Nelson Hysën

Boksi

Një boksier me emër vjen për të sfiduar Nelson Hysën

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 11:44
Një boksier me emër vjen për të sfiduar Nelson Hysën

Një event i madh i boksit do të zhvillohet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Ky event do të kulmojë me një përballje që pritet të ofrojë spektakël në ring.

Nelson Hysa do të masë forcat e tij me një boksier që ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë sport. Bëhet fjalë për Denis Williams-in, që ndër të tjerë ka mposhtur edhe legjendën e boksit, Mike Tyson-it.

Të dy boksierët kanë qenë të pranishëm në konferencën për shtyp, ku të dy kanë shprehur dëshirën për të fituar. Nuk ka munguar as humori nga Nelson Hysa, që është shprehur: “Është rrahur me Tyson-in, jo me Nelsonin. Ta provojë me Nelsonin tani”.

Gjithashtu ka folur edhe Halim Abazi, i cili nuk i ka kursyer thumbimet.

“Për mua meriton respekt të madh. Ka guximin të përballet me boksierë të fortë. Jo si shumica e boksierëve shqiptarë, të cilët marrin shoferat e autobuzit dhe vijnë këtu shesin bileta”, është shprehur Halim Hysa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat