Pereira shpallet kampion bote në peshën e mesme

Boksi

Pereira shpallet kampion bote në peshën e mesme

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:05
Pereira shpallet kampion bote në peshën e mesme

Braziliani Alex Pereira është kampioni i ri i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse. Në eventin UFC-281 zhvilluar sot në Nju Jork, ai mundi me KO në raundin e pestë nigerianin Israel Adesanya, duke marrë titullin e këtij divizioni për herë të parë në karrierën e tij.

Ashtu si në dy përballjet e mëparshme mes tyre, asokohë në kickboxing, edhe sot është Pereira ai që triumfon, duke qenë kështu “macja e zezë” për Adesanya. Nigeriani nuk kishte pësuar asnjë humbje në këtë peshë, por ndaj Pereira u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë”.

Adesanya shpresonte të hakmerrej, por pa sukses. Sa më shumë që kalonin raundet aq më e dukshme bëhej fitorja e Pereira, më i freskët në kafaz, ndërsa nigeriani thuajse u dorëzua, duke detyruar gjyqtarin të ndërhyjë e ndalë sfidën. Gjithsesi, kjo ishte një sfidë mjaft interesante mes dy luftëtarëve na kafaz.

Të dy sportistët dhuruan spektakël, me grushte e shkelma, por Pereira arriti të menaxhojë më mirë fuqitë. Grushtet e tij ishin të papërballueshme nga Adesanya, që pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij (ka edhe 23 fitore). Për Pereira kjo është fitorja e shtatë në karrierë në MMA (ka edhe një humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat