Ndeshja Fury - Usyk rrezikon të mos mbahet

Boksi

Ndeshja Fury - Usyk rrezikon të mos mbahet

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Ndeshja Fury - Usyk rrezikon të mos mbahet

Lufta për titull të botës në boks mund të jetë viktime e një shtyrje tjetër!

Tifozët e peshave të rënda të boksit janë të zhgënjyer nga vendimi i Tyson Fury për të luftuar kundër Derek Chisora në vend të Anthony Joshua apo Oleksandr Usyk.

Pavarësisht nga këto kritika, ende ka shpresë për një ndeshje të madhe që do të ndodh në fund të 2023, por tani IBF ka hedhur një pengesë para se të zhvillohet një takim i tillë.

Usyk pritet që të përballet me Filip Hrgovic në një ndeshje të detyrueshme për mbrojtjen e titullit të cilin ai e fitoi kundër Joshua.

Hrgovic mposhti Zhang Zhilei  në Arabinë Saudite, vend ku u mbajt rimeçi Usyk-Hoshua, i cili e kualifikojë atë si pretenduesin kryesor për IBF.

Hearn është ko-promotori i Hrgovic, që do të thotë se ai është i vetëdijshëm për negociatat që përfshinë një luftë kundër Usyk.

Hearn është kritikuar shumë që nuk detyroi një luftë në mes të Fury dhe Joshua dhe rrezikoi që të zemërojë fansat pasi që kërkojë një ndeshjes në mes të Hrgovic dhe Usyk.

“Sapo morëm lajmin që Oleksandr Usyk është urdhëruar që të luftojë me Filip Hrgovic, ai është meçi i detyrueshëm”, ka shpjeguar Hearn në një intervistë për DAZN të shtunën.

Ky zhvillim do të thotë që përfaqësuesi i Oleksandr Usyk, siguroi se Tyson Fury e ka refuzuar ofertën që i është bërë atij të luftojë kundër ukrainasit për të bashkuar rripat e kampionit të peshave të rënda.

“Fury nuk e ka pranuar luftën kur i kam ofruar atë para më shumë së një viti”, tha përfaqësuesi i tij në një intervistë për kanalin e YouTube, ESNEWS. “Oferta erdhi nga sauditët dhe lufta i ishte propozuar atij, edhe pse tani ai thotë se kjo nuk është e vërtetë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat