E kafshoi në vesh, e pastaj e ftoi në biznes të përbashkët

Boksi

E kafshoi në vesh, e pastaj e ftoi në biznes të përbashkët

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 12:02
E kafshoi në vesh, e pastaj e ftoi në biznes të përbashkët

Nga dueli i famshëm i boksit, ku Mike Tyson kafshoi në vesh rivalin e tij Evander Holyfield, kana kaluar 25 vjetë dhe tani dyshja është ribashkuar, por jashtë ringut, për të nxjerrë në shitje një koleksion kanabisi të quajtur “Veshët e Shenjtë” (Holy Ears).

Gjatë duelit mes dy boksierëve në vitin 1997, kafshimi në vesh i kushtoi shumë kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda Majk Tajson, që humbi të drejtën e boksimit, si dhe u ndëshkua me një gjobë prej 3 milionë dollarë.

“Nga kafshimet e Majkut në ring te “veshët e shenjtë”, tani adhuruesit e kanabisit në mbarë botën mund të përjetojnë të njëjtat përfitime shëndetësore që më kanë sjellë mua produktet me bazë bimore. Është një privilegj të ribashkohem me ish kundërshtarin dhe tani mikun tim prej shumë kohësh, dhe t’i kthej vitet e luftimeve dhe nokauteve në një partneritet që mund të ketë një ndikim pozitiv dhe të shërojë njerëzit”, tha Majk Tajson.

Holifildi tha se ishte i nderuar kur Tajsoni i ofroi mundësinë për t’u përfshirë dhe thotë se nuk kishte provuar kanabis, derisa iu ofrua mostra e parë e “Veshëve të Shenjtë”.

“Doja të sigurohesha që të kthehesha në shtëpi dhe të mos i bëja dëm askujt. E hëngra dhe u shtriva. U zgjova të nesërmen në mëngjes dhe isha si, ah”, tha Holifild.

Tajson nisi kompaninë e tij të kanabisit në nëntor 2021. Përveçse është bashkëthemelues i kompanisë, ai është edhe shefi i markës.

“Kanabisi ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën time. Kanabisi më ka ndryshuar për të mirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht, dhe unë dua ta ndaj atë dhuratë me të tjerët që po kërkojnë gjithashtu lehtësim,” tha Tajson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat