McGregor gati të përballet më nxënësin e Khabib

Boksi

McGregor gati të përballet më nxënësin e Khabib

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 19:49
McGregor gati të përballet më nxënësin e Khabib

Ishte vetëm çështje kohe para se Conor McGregor të komentonte fitoren e Islam Makhachev ndaj Charles Oliveira (UFC-280), për t’u bërë kampioni i ri i peshave të lehta. Teksa pret rikthimin në kafaz, irlandezi ka ende një llogari të hapur me trajnerin e Makhachev, ish-kampionin e botës Khabib Nurmagomedov. Dy luftëtarët kanë dueluar mes tyre në vitin 2018, me rusin që mposhti McGregor me “submission”.

McGregor, fillimisht përgëzoi Makhachev për fitoren ndaj Oliveira, por më pas ai u shpreh se do ta mposhte më shumë lehtësi kampionin e saposhpallur të botës në kafaz, nëse ata përballeshin ndonjëherë. “Luftë e bukur, performancë e bukur”, shkroi McGregor në rrjetet sociale.

“Tashmë i kam të gjitha mjetet për ta mposhtur këtë stil luftimi. E tashmë kundër së shkuarës, përvoja kundrejt plehrave. Me goditje të forta në fytyrë, kapje e shkelma. Pjesën tjetër të repertorit tim e dini: Këmba e majtë prej çeliku; dora e pasme e kontrolli i kyçit të dorës”, u shpreh më tej “the notorious”.

Ndërsa Nurmagomedov e ka bërë të qartë se nuk do të duelojë më, tashmë është nxënësi i tij Makhachev që mban titullin që dikur ishte i tij. Ndaj, në të ardhmen mund të kemi një sfidë mes Makhachev dhe McGregor, sapo ish-kampioni i UFC-së në dy divizione të kthehet në aksion pas operacionit dhe rikuperimit.

“Nëse ia mban, le të vijë të përballet me mua në kafaz kur të rikthehem. Do të jetë si një revansh për mua. Nëse Khabib nuk ia mban të duelojë më me mua, do të shohë se si do t’ia shkërmoq nxënësin. Është vetëm çështje kohe, derisa të rikthehem në kafaz”, tha Conor McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat