Usyk do të heqë dorë nga njëri prej titujve...

Boksi

Usyk do të heqë dorë nga njëri prej titujve...

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 12:17
Usyk

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk mund të heqë dorë nga titulli kampion bote i kategorisë IBF në peshën e rëndë në rast se kjo e fundit do ta detyrojë të sfidë kroatin Filip Hrgovic. IBF (International Boxing Federation) kërkon që Usyk të mbrojë titullin e kësaj kategorie ndaj kroatit, të dy boksierë të pamposhtur në ring, por ukrainasi ka të tjera plane.

“IBF ka rregullat e saj dhe Usyk duhet të mbrojë titullin e kësaj kategorie. Besoj se brenda këtij viti ukrainasi duhet të marrë një vendim. Ne do të negociojmë me ta, për ta shtyrë këtë afat, pasi përpara mund të kemi një shans të artë për një duel ndaj Tyson Fury, për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë”, tha Gareth Davis, një nga menaxherët e Usyk.

“Nuk besoj se njerëzit apo IBF preferon më shumë një ndeshje ndaj Hrgovic se sa ndaj Fury, pasi bëhet fjalë për shumë të ardhura. Lindja e Mesme është e interesuar për ta organizuar këtë duel, ndaj IBF mund të presë.

Ne po flasim për një duel mes Uysk e Fury në pranverën e vitit tjetër, ndaj IBF duhet të mos nxitohet dhe ta detyrojë ukrainasin të nxjerrë vakant titullin”, tha Davis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat