Besart Pireva debuton me fitore dhe feston me Flamur të Kosovës, befason italianët

Boksi

Besart Pireva debuton me fitore dhe feston me Flamur të Kosovës, befason italianët

Nga: K. Goca Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 13:18
Besart Pireva

Ish reprezentuesi i Kosovës, Besart Pireva, ka debutuar me fitore në boksin profesionist. 

Pireva ka boksuar për mrekulli për gjashtë runde, sidomos në rundin e fundit tre herë e ka hedhur në tokë boksierin Efraim Valentinin.

Një fitore për t’u mbajtur mend, një fillim në mënyrë të shkëlqyeshme dhe ka festuar me flamur të Kosovës. 

“Fitore në ndeshjen e parë në boksin profesionist. E filluam me këmbe të mbarë dhe shpresojmë të vazhdojmë ashtu edhe më tutje.

Faleminderit të gjithë për përkrahjen tuaj”, ka shkruar Pireva në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat