Vë bast prej 1 milion funte...

Boksi

Vë bast prej 1 milion funte...

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 23:01
Vë bast prej 1 milion funte...

Tash e sa kohë flitet për një meç të mundshëm mes Deontej Uajllderit dhe Entoni Xhoshua. Lidhur me një duel të mundshëm mes tyre ka komentuar edhe kampioni i WBC, Tajson Fjuri.

Boksieri britanik, i cili njihet për një ‘antipati’ në raport me Xhoshuan, ka thënë se është i gatshëm të vë në bast 1 milion funte, për të favorizuar një nokautim të Xhoshuas.

“Do të doja ta shihja atë meç, por s’mendoj se AJ ka atë që duhet për ta marrë këtë meç.

Kjo është, thjesht s’mendoj se ai do të përballet me dikë që e nokauton. Ky është opinioni im personal. Uajlder definitivisht do ta nokautonte Xhoshuan. Unë do të vija edhe bast. Do të vija bast 1 milion funte”, ka thënë Fjuri për ‘Behind the Gloves”.

Kujtojmë se Fjuri ka mposhtur Uajlderin në dy përballje, kurse në një tjetër ka ndarë një barazim, por me Entoni Xhoshua, nuk është përballur asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat