Reagon Fury: Eja lepurush

Boksi

Reagon Fury: Eja lepurush

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:42
Reagon Fury: Eja lepurush

I pranishëm në stadiumin e Tottenham, në Londër, për të ndjekur sfidën mes Tyson Fury e Dereck Chisora, ishte edhe ukrainasi Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF).

Ai pa ndeshjen “live” bashkë me Joy Joyce. Të dy këta boksierë u ngjitën në ring pasi përfundoi sfida.

Natyrisht nuk kishte si të mungonte edhe një takim “ballë për ballë” mes dy boksierëve kampionë bote (Fury mban titullin e WBC), madje edhe me Joyce. Ai që foli për fansat ishte Fury, që tha: “Mezi e pres këtë sfidë me Usyk, je ti sfidanti i radhës. Eja lepurush, se do të të tregoj edhe ty vendin”.

“Ti do të jesh viktima ime e radhës Usyk. Nëse ti lepurush nuk do ta pranosh sfidën, atëherë do të dueloj ndaj Joyce. Joy, bëhu gati nëse Usyk nuk pranon sfidën. Ne të dy do të duelojmë në Wembley”, tha Fury, ndërkohë që Usyk nuk reagoi fare dhe më pas u largua nga ringu, shoqëruar nga stafi i tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat