Ylli i MMA-së rrëfen: Pas dy humbjeve të fundit, doja t’i jepja fund jetës

Boksi

Ylli i MMA-së rrëfen: Pas dy humbjeve të fundit, doja t’i jepja fund jetës

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:58
Ylli i MMA-së rrëfen: Pas dy humbjeve të fundit, doja t’i jepja fund jetës

Sportisti amerikan i MMA-së, Chris Daukaus, numri 11 në renditjen botërore në peshën e rëndë, në prag të eventit UFC-282 që zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas, ka rrëfyer se ka kaluar një moment të vështirë në jetën e tij pas dy humbjeve të fundit.

“Një muaj e gjysmë pasi humba duelin e fundit, më ka kakluar në mendje ideja për t’i dhënë fund jetës”, tha Daukaus, një deklaratë e fortë që ka trembur mjaft të gjithë. 33-vjecari amerikan ka humbur dy duelet e fundit ndaj Derrick Lewis (vjet) dhe Curtis Blaydes këtë vit (në mars).

Gjithsesi, duket se Daukaus e ka kaluar momentin e vështirë dhe në eventin UFC-282 që zhvillohet më 10 korrik do të duelojë ndaj Jairzinho Rozenstruik.

“Pas humbjes së fundit kam punuar shumë, ndaj duhet ta fitoj këtë sfidë. Jam këtu për t’i ndryshuar gjërat”, tha Daukaus, që dikur ka punuar poli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat